TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Mars 2026, 13:28

20 mijë euro rroga të pashlyera, arrestohet pronari i parukerisë në Tiranë; nis hetimi për bashkëshorten 

Shkruar nga Pamfleti
20 mijë euro rroga të pashlyera, arrestohet pronari i parukerisë
Besmir Aliko

41-vjeçari Besmir Aliko ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi dyshohet se nuk ka paguar rreth 20 250 euro paga ndaj pesë punonjëseve në parukerinë ‘Adelse Hair Institute'.

Mësohet se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, për bashkëshorten e të 41-vjeçarit të arrestuar Kaltrina Balaj.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet nisën pas kallëzimeve të pesë punonjëseve, të cilat pretenduan se ishin shfrytëzuar në vendin e punës, duke mos u paguar për punën e kryer dhe duke u mashtruar nga punëdhënësit e tyre. 

Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Mashtrimi”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”. Po ashtu, dyshohet se pajisjet me të cilat ushtrohej aktiviteti ekonomik në këtë subjekt ishin futur në vend në mënyrë të paligjshme. 

"Nuk iu dhanë pagat (rreth 20 250 € në total), punonjëseve në subjektin e tyre (parukeri), vihet në pranga pronari dhe procedohet penalisht bashkëshortja e tij.

Gjithashtu, dyshohet se pajisjet me të cilat kryhej aktiviteti ekonomik në këtë subjekt, ishin kontrabanduar.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimeve të 5 shtetaseve, se ishin shfrytëzuar në vendin e tyre të punës (parukeri), duke mos u paguar për punën e kryer, si dhe duke u mashtruar mbi këtë aspekt, nga punëdhënësit e tyre, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Kolektivi”.

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi B. A., 41 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen K. B., 38 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe "Kontrabanda me mallra të tjera", njofton policia.

arrestohet pronari i parukerise ne tirane

Lini një Përgjigje