TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Mars 2026, 11:22

Pas prostitucionit dhe kokainës, zbulohet biznesi i ri kriminal i shqiptarëve në Angli

Shkruar nga Pamfleti

Pas prostitucionit dhe kokainës, zbulohet biznesi i ri kriminal i

Sipas raportimit, një llogari në TikTok dhe Facebook operonte me një emër që përkthehet si “paketa cigaresh shqiptare” dhe ofronte cigare nga Shqipëria dhe Greqia për dërgesë në shtëpi.

Grupet shqiptare që kontrollojnë tashmë pjesën më të madhe të tregut të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, duket se po kalojnë edhe në tregun e zi të duhanit. 

Një hetim i publikuar nga “Daily Mail” raporton se grupe shqiptare po përdorin platforma si TikTok, Facebook dhe Instagram për të shitur cigare me çmime të reduktuara dhe me “dërgesë ekspres” në adresat e klientëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas gazetës britanike, disa faqe në gjuhën shqipe në TikTok dhe Facebook ofronin marka të ndryshme cigaresh për tregun britanik. Produktet përshkruheshin si të ardhura nga Shqipëria ose Greqia dhe shiteshin me çmime nga 6 deri në 7 paund për paketë, ndërkohë që çmimi mesatar në Mbretërinë e Bashkuar arrin rreth 16 paund.

“Daily Mail” thekson se diferenca e ndjeshme e çmimit ngre dyshime se cigaret mund të jenë kontrabanduar për të shmangur taksat mbi duhanin dhe se një pjesë e tyre mund të jenë të falsifikuara.

Sipas raportimit, një llogari në TikTok dhe Facebook operonte me një emër që përkthehet si “paketa cigaresh shqiptare” dhe ofronte cigare nga Shqipëria dhe Greqia për dërgesë në shtëpi. Gazeta bën të ditur se një nga faqet e identifikuara në TikTok u hoq nga platforma pasi u raportua nga redaksia e saj.

Një gazetari të “Mail” iu ofruan paketa me çmim 6.50 paund, ndërsa në supermarketet britanike çmimi i një pakete arrin deri në 17.75 paund..

Pas prostitucionit dhe kokainës, zbulohet biznesi i ri kriminal i

Ervin Karamuço, profesor i kriminologjisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, deklaroi për “Daily Mail” se përfshirja e grupeve kriminale shqiptare në kontrabandën e cigareve në Britani nuk është e papritur. Ai theksoi se, ndonëse ky aktivitet nuk është aq fitimprurës sa trafiku i drogës, ai përbën një burim të rëndësishëm të ardhurash.

“Nuk është për t’u habitur që, përveç trafikut të armëve dhe drogës, organizatat kriminale shqiptare janë të përfshira edhe në kontrabandën e cigareve në Mbretërinë e Bashkuar. Zyrtarët e korruptuar të doganave po i mbyllnin sytë ndaj dërgesave të paligjshme të duhanit, ose po i organizonin ato në mënyrë aktive", tha Karamuço.

Pas prostitucionit dhe kokainës, zbulohet biznesi i ri kriminal i

Në një rast të vitit 2015, autoritetet zbuluan mbi një milion cigare të paligjshme të fshehura në një kamion frigoriferik mes një ngarkese me pulë të ngrirë. Në këtë rast u përfshi edhe një shtetas shqiptar, Alban Beqiri, i cili u gjobit me 150 paund pasi pranoi fajësinë, ndërsa tre bashkëpunëtorë të tij u dënuan me burgim nga dy deri në katër vjet e nëntë muaj.

“Daily Mail” përmend gjithashtu se Shqipëria konsiderohet një qendër prodhimi për cigare të falsifikuara. Hetuesit bastisën së fundmi një fabrikë në Librazhd, e identifikuar si “Albania Tabak–Fabrika e Re e Cigareve”, e cila dyshohet se prodhonte marka të falsifikuara, përfshirë Rothmans.

Fabrika funksiononte 24 orë në ditë dhe prodhonte miliona cigare që zyrtarisht deklaroheshin si të destinuara për Qipron, por që në praktikë kontrabandoheshin drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar përmes Greqisë, Italisë, Francës dhe Zvicrës.

Zyrtarë britanikë kontribuuan në zbulimin e aktivitetit duke ndarë informacione me Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri.

 

Pas prostitucionit dhe kokainës, zbulohet biznesi i ri kriminal i

 

shitja e cigareve kontrabande ne angli zbulohet biznesi i ri kriminal i shqiptareve

1 Komente

  1. P
    Pak nga të gjitha

    Normal sqë trafikimi i cigareve është treg fitimprurës me çmimin që ka cigarja në angli më e shtrejte se drogat. Po shqiptarët nuk janë popullsia më e madhe në angli dhe s’ka mundësi as propabilitet që të zotrojnë trafikun drograve e të cigareve sikur gjithë shqiptarët të shpërngulen atje…kjo quhet inkriminim e ndotje mediatike si dhe ftesë për kandidatë të munshëm. Ke bë ndonjë studim a hetim për përqindjen e tregut.

    Lini një Përgjigje