TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Mars 2026, 12:00

Protesta e banorëve të Rrjollit kundër resortit të Ulajt, arrestohet një prej protestuesve; Policia i ngre 3 akuza

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e banorëve të Rrjollit kundër resortit të Ulajt,
Protesta e banorëve në Rrjoll

Policia e Shkodrës arrestoi një 51-vjeçar, i cili prej pothuajse 1 muaji, proteston bashkë me qytetarë të tjerë, në Rrjoll, aty ku pretendohet se biznesmeni Bashkim Ulaj do të ndërtojë një resort turistik, ndërsa banorëve u është marrë prona me certifikata të falsifikuara.

Sipas autoriteteve shtetasi N. M, së bashku me persona të tjerë ka organizuar protestën në fshatin Rrjoll, ku banorët e zonës shprehen se po u merren banesat për të ndërtuar një resort turistik.

Sipas njoftimit të policisë 51-vjeçari së bashku me të tjerë ka goditur punonjësit e kompanisë private të sigurisë dhe kanë shkatërruar makineri të firmës që kryen punimet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë ndaluan shtetasin N. M., 51 vjeç, banues në fshatin Pulaj, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më datë 28.02.2026, në fshatin Rrjoll, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, banorë të zonës, kanë organizuar protestë për pengimin e punimeve që po kryhen nga një firmë ndërtimi.

Gjatë protestës, ata kanë goditur punonjësit e kompanisë së sigurisë private, njëri nga të cilët është dëmtuar rëndë, si dhe kanë shkatërruar makineri të firmës që po kryen punimet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

rrjoll arrestime ulaj

Lini një Përgjigje