TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Dhjetor 2023, 20:04

Sherri nis për futjen në koncert/ Zbardhen detajet e plagosjes në Fier, polici qëlloi me armë djalin e kolegut

Shkruar nga Pamfleti
Sherri nis për futjen në koncert/ Zbardhen detajet e plagosjes në
Foto nga vendi i ngjarjes

Zbardhen detajet nga ngjarja në Fier, ku ka mbetur i plagosur një person.

Sipas informacioneve një efektiv policie për motive të dobëta ka qëlluar me armë, djalin e një polici tjetër, duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit ku po zhvillohej një aktivitet muzikor, ku policia kishte bllokuar rrugën për të mos lejuar kalimin e automjeteve. Sipas informacioneve dyshohet se personi që ka mbetur i plagosur është konfliktuar me efektivin pasi ka kërkuar që të kalojë rrugën. Dyshohet se ka agravuar situata dhe ka përfunduar në shkrepjen e armës.

Efektivi në debat e sipër ka nxjerrë armën e shërbimit ka qëlluar në këmbë të riun, megjithatë nuk ka rrezik për jetën. Aktualisht i riu është në spital, ndërsa Policia ka shoqëruar efektivin.

 

Lini një Përgjigje