
Detaje të reja janë nxjerrë në dritë nga mediat italiane lidhur me rrethanat e vrasjes së 27-vjeçares italiane, Vanessa Ballan, nga 41-vjeçari kosovar, Bujar Fandaj.
Sipas informacioneve raportohet se para se të vriste 27-vjeçaren, Bujar Fandaj i ka dërguar një mesazh bashkëshortit të së resë, Nicola Scapinello. Bashkangjitur mesazhit, mësohet se 41-vjeçari kosovar i ka dërguar dhe një video erotike të tij me 27-vjeçaren, të filmuar gjatë periudhës që ata kanë qenë të lidhur bashkë.
Siç raporton “TrevisoToday”, në atë moment nëpunësja e Eurospin ka pasur një debat me partnerin e saj, duke vendosur së bashku me të të bënin një ankesë për ndjekje dhe pornografi hakmarrëse.
Sipas hetimeve gruaja dyshohet se i ka rrëfyer bashkëshortit se kishte pasur një lidhje me mjeshtrin nga viti 2021 deri në verën e 2023. Më pas Bunjar thuhet se e shantazhoi atë për të kryer marrëdhënie të mëtejshme seksuale me të.
Prokuroria për këtë arsye vendosi të bënte testin e atësisë për fetusin: hipoteza është se vrasësi e kishte ditur që ishte shtatzënë dhe për këtë kishte hyrë në shtëpinë e shitëses, e cila më pas u vra.
Pak kohë më parë autoritetet shëndetësore në Itali kanë publikuar autopsinë e bërë ndaj të resë. Rezultatet e autopsisë thonë se para se Vanessa Ballan të vritej, ajo është rrahur barbarisht nga 41-vjeçari kosovar.
Ndër të tjera, autoritetet Italiane, shprehen se 27-vjeçarja ka marrë dy goditje në mushkëri, dhe më pas Bujar Fandaj e ka qëlluar me thikë në zemër, duke shpuar tej për tej organin jetësor. Bujar Fandaj ka goditur 8 herë me një thikë 20 centimetër të gjatë të renë italiane.
Kujtojmë se Vanessa Ballan u vra në pragun e shtëpisë e goditur të paktën 8 herë më thikë nga ish-i dashuri. Pas një viti lidhje, 27 vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund gjatë verës, por shqiptari nga Kosova nuk e kishte pranuar ndarjen.
Ky i fundit kishte filluar ta përndiqte duke u shfaqur disa herë në vendet ku ajo punonte, apo dhe në shtëpinë e saj duke e kërcënuar se "do ta vriste" në rast se nuk ribashkoheshin. 41-vjeçari nga Kosova donte që e reja shtatzënë të ndahej nga partneri i saj dhe të shkonte të jetonte me të në San Vito di Altivole, pak kilometra nga Spineda di Riese Pio X (Treviso), ku ndodhi tragjedia.
Lini një Përgjigje