TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Dhjetor 2023, 13:52

Goditet me sende të forta një 33-vjeçar në Shkodër, zbardhet dëshmia e tij

Shkruar nga Pamfleti

Goditet me sende të forta një 33-vjeçar në Shkodër,

Një 33-vjeçar ka përfunduar me plagë në spitalin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme dhe sipas dëshmisë, ky shtetas deklaron se në fshatin Bleran, pas një konflikti të çastit e kanë goditur persona.

Policia thotë se autorët nuk janë identifikuar ende. “Rreth orës 12:10, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur i dëmtuar lehtë, shtetasi K. Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Bleran, i cili pretendon se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në rrugën “Isa Jakupi”  e kanë goditur me send të fortë, 2 shtetas të paidentifikuar.

Grupi hetimor vijon të punojë për identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, sqaron policia.

Lini një Përgjigje