TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Dhjetor 2023, 09:33

Shkrumbohet banesa në Has, shkak bëhet shkëndija elektrike

Shkruar nga Pamfleti

Shkrumbohet banesa në Has, shkak bëhet shkëndija elektrike

Një banesë një-katëshe në Golaj të Bashkisë Has është shkrumbuar nga flakët.

Mësohet se zjarri ka rënë gjatë orëve të natës. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të zjarrfikëses nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit duke shkrumbuar gjithçka brenda banesës.

Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur të lënduar, ndonëse në shtëpi ka pasur familjar në momentin e rënies së zjarrit.

Mendohet se shkaku i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Sakaq, grupi i punës në komisariatin e Hasit në bashkëpunim me prokurorinë e Kukësit po bëjnë verifikimin e duhur për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit në këtë banesë.

Ndërkohë, familja e S. Meshit nga djegia e banesës ka ngelë në qiell të hapur.

Shkrumbohet banesa në Has, shkak bëhet shkëndija elektrikeShkrumbohet banesa në Has, shkak bëhet shkëndija elektrikeShkrumbohet banesa në Has, shkak bëhet shkëndija elektrike

shkrumbim banese has

Lini një Përgjigje