TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Dhjetor 2023, 13:45

Harroi hekurin në prizë, publikohen pamje nga banesa e shkrumbuar në pallatin në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Harroi hekurin në prizë, publikohen pamje nga banesa e shkrumbuar

Një pallat në zonën e “Varri i Bamit” në Tiranë është përfshirë nga flakët ditën e sotme, ndërkohë janë publikuar edhe pamje nga banesa e shkrumbuar.

Zjarri mësohet të ketë nisur në  katin e parë në banesën e një 55-vjeçareje. Nga informacionet mendohet se zjarri mund të ketë nisur për shkak të një hekuri rrobash të lënë në prizë.

Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar, por dëmet në banesën e 55-vjeçares L.T., janë shumë të mëdha.

"Më datë 28.12.2023, në lagjen “Varri i Bamit”, në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetases L. T., 55 vjeçe, ka rënë zjarr.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, menjëherë kanë bërë evakuimin e banorëve të pallatit. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit", njofton policia.

Harroi hekurin në prizë, publikohen pamje nga banesa e shkrumbuar

Harroi hekurin në prizë, publikohen pamje nga banesa e shkrumbuar

Harroi hekurin në prizë, publikohen pamje nga banesa e shkrumbuar

Harroi hekurin në prizë, publikohen pamje nga banesa e shkrumbuar

tirane pallat banese

Lini një Përgjigje