
30-vjeçari Visar Dodani, i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana është arrestuar nga policia britanike pasi i fshihej drejtësisë prej vitit 2019 duke përdorur tre emra të ndryshëm.
Ai është arrestuar në Angli me qëllim ekstradimi në Shqipëri. Mësohet se Dodani ka dalë përpara gjykatës të ekstradimeve në Londër pas arrestimit nga policia. Ai përdorte dy identitete të rreme me emrat Samuel Brown dhe Angelo Brunneti.
Visar Dodani kërkohej nga drejtësia shqiptare për kanosje me armë dhe dhunë ndaj një punonjësi policie ngjarje e ndodhur më 28 janar të vitit 2019.
Visar Dodani do të qëndrojë në paraburgim në pritje të seancës së radhës më 4 janar të vitit 2024.
Arrestimi i tij u bë i mundur nga Interpol Tirana dhe bashkëpunimi me autoritetet angleze.
Lini një Përgjigje