TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Dhjetor 2023, 18:29

Vriste për “hobi” dhe mbushi Romën me kokainë, prokuroria italiane kërkon 21 vite burg për shqiptarin e njohur si “Zoti i Drogës”

Shkruar nga Pamfleti

Vriste për “hobi” dhe mbushi Romën me kokainë,

Prokuroria e Romës ka kërkuar të dënohet me 21 vite burg trafikanti shqiptar i drogës Elvis Demçe, i cili akuzohet bashkë me katër persona të tjerë për tentativën e vrasjes së Alessio Marzani, 45-vjeçari i plagosur me armë zjarri në 22 tetor 2020 në Acilia.

Prokurorët Mario Palazzi dhe Francesco Cascini kërkuan gjithashtu një dënim me 21 vjet për Daniele Gallarello, 18 vjet për ish-futbollistin Alessandro Corvesi, 35 vjeç dhe 14 vjet për Matteo Costacurta i njohur me nofkën ‘Princi’, ndërsa për Marzanin kërkuan 8 vite, i cili akuzohet për zhvatje.

“Është një grup me një profil me kapacitet shumë të lartë kriminal dhe rrezikshmëri shoqërore”, tha prokurori Palazzi në sallën e gjyqit.

Demçe, i lidhur në të kaluarën me Fabrizio Piscitelli, alias Diabolik , lideri i Lazio Irriducibili i vrarë më 7 gusht 2019 në Parco degli Acquedotti, u arrestua së bashku me Costacurta dhe Corvesi në korrik të vitit të kaluar nga karabinierët e njësisë hetimore Ostia për plagosja e Marzanit.

Deshifrimi i disa bisedave të koduara me sistemin ‘Sky-Ecc’ të përfshira në një server në territorin francez ishte thelbësor për hetimet nga karabinierët, të koordinuara nga drejtoria e qarkut antimafia të Romës.

elvis demçe itali

Lini një Përgjigje