
Një tjetër ngjarje e rëndë pranë një shkolle është regjistruar së fundmi në gjimnazin e qytetit të Tepelenës.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, dy të rinj 20 dhe 22 vjeç janë përleshur me grushte për motive të dobëta me 4 nxënës të kësaj shkolle.
"Komisariati i Policisë Tepelenë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. Zh., 22 vjeç dhe A. D., 20 vjeç, të dy banues në Tepelenë, pasi ditën e djeshme, në afërsi të një gjimnazi në Tepelenë, janë konfliktuar fizikisht me katër nxënës të këtij gjimnazi, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje