TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Nëntor 2024, 12:59

Plas sherri në Himarë, 27-vjeçari plagos me thikë kunatin e tij në lokal

Shkruar nga Pamfleti

Plas sherri në Himarë, 27-vjeçari plagos me thikë kunatin

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia në Himarë pasi goditi me thikë kunatin e tij.

Sipas policisë ngjarja ndodhi në ambjentet e jashtme të një lokali, për motive të dobëta. D.H.,27 pas një debati goditi me thikë bashkëshortin e motrës së tij, 37-vjeçarin S.Q., banues në Librazhd i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Konflikti u parandalua në kohë nga policia e cila mbërriti në vendngjarje menjëherë pas njoftimit.

"Goditi me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet në flagrancë dhe arrestohet 27-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit se në ambientet e jashtme të një lokali po konfliktoheshin dy shtetas, kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Vlorë, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

D. H., 27 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, gjatë konfliktit për motive të dobëta, me bashkëshortin e motrës së tij, shtetasin S. Q., 37 vjeç, banues në Librazhd, e ka goditur atë me mjet prerës (thikë). I dëmtuari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

himare kunatin lokal 27-vjecar

Lini një Përgjigje