TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Nëntor 2024, 12:55

Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet 'i forti' në Durrës

Shkruar nga Pamfleti
Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe shitje
Pamjet nga arrestimi i Dashamir Mehmetit

Një 41-vjeçar në Durrës i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe për prodhim/shitje narkotikësh është vendosur në pranga.

Në prangat e bluve të Durrësit ka rënë Dashamir Mehmetit, të cilit policia i gjeti një armë zjarri pistoletë pa leje.

'Si rezultat i kontrolleve të bazuara te informacionet e inteligjencës policore, Forca e Posaçme Operacionale dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim D. M., 41 vjeç.

Për të, Gjykata e Durrësit ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, nga kontrollet për ekzekutimin e urdhrit, në muajin korrik 2024, Policia gjeti në banesën e 41-vjeçarit, 1 armë zjarri pistoletë që posedohej pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.', njofton policia.

dashamir mehmeti durrës

Lini një Përgjigje