Pas atentatit me snajper ndaj Ardian Çapjas në Elbasan, të porositur nga Suel Çela dhe të ekzekutuar nga qitësi Prekë Kodra, ky i fundit është shfaqur i mërzitur për shkak se shënjestra arriti t’i shpëtojë vdekjes. Bisedat e përgjuara në SKY ECC në dosjen e fundit të SPAK, zbulojnë se qitësi nga Shkodra kishte qëlluar si një profesionist i vërtetë nga thuajse 380 metra largësi, i vendosur mes shkurreve në Krastë, në kohën kur Ardjan Capja sapo kishte dalë në oborrin e shtëpisë së tij.
Vetëm se plumbi e mori Ardjan Çapjan në anën e majtë të kraharorit, vetëm një centimetër larg zemrës, duke e lënë të gjallë. Për këtë, Prekë Kodra i shpreh me mesazhe Suel Çelës se do të ishte më mirë ta kishte kapur policia se sa të dështonte. Pjesë nga dosja më poshtë:
“Nga konteksi i bisedes perforcohet dyshimi i arsyeshem se Marjus Lulaj i gendron mendimit se planifikimi për vrasjen e shtetasit Ardjan Copja ka qenë i mirë, ai shpjegon se qitesi ka patur fushë-pamje të kufizuar për të realizuar qitjen dhe pas qitjes i plagosuri ka rënë ne anë të murit, pavaresisht qitjes së parë Marjus Lulaj shprehet se vrasësi ka qëndruar dhe disa sekonda të tjerë me qëllim për ta qëlluar sërish por nuk ka patur fushë-pamje.
Marjus Lulaj shprehet se autori i vrasjes në tentative të Ardjan Copjas, ka komunikuar me të sapo ka mbëritur në banes dhe ka shprehur zhgënjimin e tij për faktin se nuk e ka vrarë shtetasin Ardjan Çopjan, duke u shprehur se “më mir t'më kishin kap sesa shpëtoi ai”. Marjus Lulaj dhe në këtë bisedë përshfaq detaje të ngjarjes, të cilat dyshohet se janë treguar nga autori i ngjarjes duke përforcuar jo vetem dyshimin se Marjus Lulaj është organizatori dhe finacuesi i i vrasjes së shtetasit Ardjan Çopja, por dhe ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me ekzekutorin dhe pas ngjarjes.” thuhet në dosjen e SPAK.
Lini një Përgjigje