TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Nëntor 2024, 12:51

"Qysh e tham zoti, un, ti, zjarrmi dhe shoku..", dalin bisedat e anëtarit të grupit të Suel Çelës me Dedan Gjonin: Ta gëzosh Benz-in

Shkruar nga Pamfleti

"Qysh e tham zoti, un, ti, zjarrmi dhe shoku..", dalin bisedat e

Në dosjen e SPAK Dedan Gjoni, i cili në vitin 2020 mbante postin e zv/shef i komisariatit të Elbasanit, furnizonte me informacione grupin kriminal të Suel Çelës lidhur me ecurinë e hetimeve dhe pistat e hetimit të policisë së Elbasanit për atentatin ndaj Ardian Çapjas.

Xhino Roka është pjesëtari i grupit që mbante kontaktet e Suel Çelës me Zv/shefi komisariatit të policisë së Elbasanit, Dedan Gjonin, të cilit një muaj para atentatit i kishin bërë dhuratë një makinë Benz B Klas.

Në një bisedë duket që Dedan Gjoni është i shqetësuar se mund të dalë zbuluar, por Roka i garanton se askush nuk do e marrë vesh. Gjithashtu ai i tregon se i ka treguar "shokut" (Suel Çela) të gjitha çfarë më ke thënë ti dhe i kërkon që ta lajmërojë nëse del diçka e re.

Xhino Roka shkruan, "...Ca provash te reja kan?...Po e kan mar ne pytje ate qe ka targat ne emer...Po ska pas lidhje...E kan lcu...Po tani ku jan ca pike?...Ai sqetlla?... Ca kishte then prap u pengova?...Po dihet puna atyre...Po per golfin kan te dhen tjeter...Apo vetem targat dhe ikjen te markata?...Kuptoj...Si duket situata ty?...Hahaha Okk u kry... Vetem bashk flasim...Ato kan probleme me gjith qyteti... Kshuqe kush smund ta ket be...Hahaha....Jemi fiks paket...Sbehet fjal...Ban shum mir qe ma thu...Dhe ja kam trregu tgjitha ca mke than shokut...E di shok...Te kuptova... Marrje... Hahaha... Mir shok ngjojm prap se u lirun dhe kto flasim rehat... Me lajmero per ndonje te re...Klm...Pa merak...Sdi gje asnji... Qysh e tham zoti un ti zjarrmi dhe shoku... Hahaha...".

Xhino Roka komunikon me Dedan Gjonin, dhe nga konteksti i përgjithshëm i bisedës dyshohet se Dedan Gjoni i ka kërkuar një automjet shtetasit Xhino Roka dhe ky i fundit shpreh gatishmërinë për ta gjetur”.

Xhino Roka shkruan "... Po me thuj shok... Kam muhabet me njerin shok... Me thuj ca duhet... Ca makine... Ca lloji... Se i bin nga kanadaja dhe kam ngju shkojn lir... Me oriento afersisht qe ta ve ne levizje ta gjej makinen ai... Okk shok ne rregull... Do flas me von dhe te them shoku... Po jo mor ca sikleti thu... Sa te merem vesh te lajmeroj... Gjejm nje tjeter shok... Tjet dhe e majtme se do rri familja lart... Asigja shok..."

Më datë 14.05.2020, Xhino Roka komunikon me Dedan Gjonin dhe e bën me dije për faktin që ka gjetur një automjet Mercedz Benz B klas familjar. Xhino Roka shkruan, "...Ckemi shok...Si kalove...Mir shok... Me than per nje benc B klas per familjen... Ka naft ka dhe benzin... Okk shok...Ne rregull...Neser te lajmeroj un...".

“Më datë 16.05.2020, Xhino Roka komunikon me Dedan Gjonin të cilit rreth orës 10:36 i shprehet që pak më vonë do të them se ku do të marrësh makinën. Rreth orës 11:00 i tregon që makina është gati dhe që të presin tek Karburant Krasniqi në autostradë kur vjen për në qytet. Makina është me targa e me letra dhe ta gëzosh. Xhino Roka shkruan, "... Ckemi shok... Si je... Mir geci... Pak me von te them ku te maresh makinen... Ktu je ne qytet? Ska problem... Kur tvish te them... Hajde takojm rrim icik... Se e rrgullojm kte pun... Ok shok... Shok makina esht gati... Te karburant krasniqi ne autostrad kur vjen per qytet... Te presin aty... Ok shok... Je nis? Se po te pret robi... Ok shok... Me targa shok me letrq... Jo esht ne rregull... I pari shok... Ku shite makinat e mira... Ok Okk shok... Ta gzosh... Jam ne lushnje... Takojm shok... Klm... Se di fare... I thash ktit robit me duhet makin ma gjeti... Tani esht e jotja... Aaa... Hahaha...".

 

Lini një Përgjigje