TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Janar 2025, 18:50

Sërish zjarr te pallatet "Kika", banorët evakuohen me shkallë emergjence (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Sërish zjarr te pallatet "Kika", banorët evakuohen me
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zjarri ka rënë te kompleksi “Kika 1”...

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një pallat te Komuna e Parisit. Policia njoftoi se zjarri ka rënë në garazhdin e pallatit, teksa aty është dhe një supermarket, i cili po ashtu është përfshirë nga flakët.

Situata është përkeqësuar duke bllokuar hyrjen e pallati dhe kjo ka bërë që shumë forca policie dhe zjarrfikës të ndërhyjnë për të evakuuar banorët. Siç shihet në pamje, zjarrfikësit po përdorin shkallë emergjence për të nxjerrë banorët nga banesat e tyre.

Zjarri ka rënë te kompleksi “Kika 1”. Duhet theksuar se 5 ditë më parë një zjarr i madh ra te kompleksi i pallateve “Kika 2”. Flakët zgjatën më shumë se një orë dhe pati vetëm dëme materiale. Shkak i zjarri dyshohet se ishte një shkëndijë elektrike në paketën elektrike në një zyrë. Ndërkohë për zjarrin sot ende nuk dihet shkaku. Por i gjithë pallati është mbushur me tym dhe kjo ka bërë që gjithë banorët të evakuohen.


Më datë 25.01.2025, rreth orës 18:00, tek Komuna e Parisit, tek Kika 1, ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati 8-katësh.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi fillimisht policia.

Sërish zjarr te pallatet "Kika", banorët evakuohen me

Më pas reagoi Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, e cila bëri me dije se situata u vu nën kontroll falë angazhimit të 2 makinave zjarrfikëse. Sipas saj, janë djegur 3 makina që ishin të parkuar në garazh dhe shkak i zjarrit është një shkëndijë elektrike.  

Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri në katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit është vënë nën kontroll nga 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë zjarrfikës.  Janë djegur 3 automjete të parkuara, banorët janë evakuuar dhe situata nuk paraqet rrezik për njerëzit. Ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike. Strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit po vijojnë veprimet në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave”, thuhet në njoftim.

 

Lini një Përgjigje