TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Janar 2025, 18:31

Masakroi me çekiç partneren, kush është shqiptari i dënuar me 24 vite burg në Itali

Shkruar nga Pamfleti
Masakroi me çekiç partneren, kush është shqiptari i
Avni Meçe dhe partnerja e tij

Shqiptari Avni Meçe, do të qëndrojë plot 24 vite ne qeli, pasi në vitin 2022 vrau me çekiç partneren e tij.

Vendimi i formës së prerë është marrë sot nga Gjykata e Apelit të Bolzanos-s.

E gjithë ngjarja që ndodhi më 22 Tetor të vitit 2022 u rrëfye nga vetë Meçja. Marangozi shqiptari pranoi se e vrau partneren Alexandra Elena Mocanu duke e goditur disa herë në kokë me çekiç. Vrasja ndodhi në apartamentin ku jetonin të dy. Rrëfimi i shqiptarit bëri që ngjarja të zbardhej shumë shpejt. Sipas hetimeve shkak i vrasjes ishte bërë një debat, i cili agravoi në dhunë.

Prokuroria kërkoi dënim me burgim të përjetshëm për Meçen. Megjithatë rrëfimi i shqiptarit dhe bashkëpunimi me drejtësinë bënë gjykatën që ta linin si përfundim me 24 vite burg.

Kujtojmë se rasti në fjalë tronditi opinionin publik jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri.

Lini një Përgjigje