TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Janar 2025, 18:37

Përfshihet nga flakët garazhdi i pallatit 8-katësh te Komuna e Parisit, evakuohen banorët

Shkruar nga Pamfleti

Përfshihet nga flakët garazhdi i pallatit 8-katësh te Komuna e

Garazhdi i një pallati 8-katësh te Komuna e Parisit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, bëri të ditur Policia e Tiranës.

Në njoftimin zyrtar thuhet se rreth orës 18:00, tek Komuna e Parisit, tek Kika 1, ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati 8-katësh.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për percaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

 

Lini një Përgjigje