TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Janar 2025, 14:45

Siguroi automjetin për vrasjen e Kristian Markut në Vlorë, arrestohet Erald Cenaj

Shkruar nga Pamfleti

Siguroi automjetin për vrasjen e Kristian Markut në Vlorë,

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 30-vjeçarit Kristian Markut në Vlorë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 13 janarit në Vlorë ku shtetasi i identifikuar si Kristian Marku alias Kristi Bardhi, u ekzekutua me armë zjarri në autostradën Fier-Vlorë.

Mësohet se 36-vjeçari Erald Cenaj nga Kukësi është arrestuar pasi ka siguruar automjetin e përdorur për atentatin ndaj Bardhit. Cenaj akuzohet për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Policia bën me dije se gjatë hetimeve, janë sekuestruar prova materiale që do të shërbejnë në zbardhjen e plotë të ngjarjës.  

“Veprime të thelluara hetimore, bazuar edhe në inteligjencën informative, për zbardhjen e vrasjes së ndodhur më 13 janar 2025, identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit/ëve.

Siguroi automjetin e përdorur për vrasjen e shtetasit Kristian Marku alias Kristian Bardhi, ndalohet 36-vjeçari me origjinë nga Kukësi.

Në vijim të veprimeve intensive nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, u bë ndalimi i shtetasit:

E. C., 36 vjeç, lindur dhe banues në Kukës, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, u arrit të dokumentohej se automjeti i përdorur nga autori/ët për vrasjen e shtetasit Kristian Marku alias Kristian Bardhi është siguruar nga shtetasi E. C., lindur dhe banues në qytetin e Kukësit.

Njëkohësisht, gjatë periudhës hetimore janë kryer veprime dhe janë sekuestruar prova që i shërbejnë hetimit me qëllim zbardhjen e ngjarjes”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje