TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Janar 2025, 12:22

U kap me pistoletë, zbardhet dëshmia e Elvis Gaçajt anëtarit të klanit "Duka": E gjeta kur po ecja rrugës

Shkruar nga Pamfleti
U kap me pistoletë, zbardhet dëshmia e Elvis Gaçajt
Elvis Gaçaj

Zbardhet dëshmia e Elvis Gaçaj, i arrestuar pak ditë më parë për armëmbajtje pa leje, i cili ka mohuar që arma e zjarrit e kapur nga policia të jetë e tij.

Para hetuesve ai ka treguar se atë e kishte gjetur në rrugë dhe se ishte nisur në komisariat për ta dorëzuar. Po ashtu, pretendon se dhe 4 cigaret me hashash të gjetura në një paketë nuk i përkasin atij.

I cilësuar si anëtar i klanit Duka Elvis Gaçaj tha se në orën 20:00 ka dalë nga shtëpia dhe ka marrë rrugën për të dalë tek lokali i Marselit.

“Duke ecur rrugës kam parë një armë tek goma e makinës e cila më tërhoqi vëmendjen dhe e kam marrë për ta dorëzuar pranë organeve kompetente duke bërë detyrën si qytetar.

Nuk kam pasur mjet komunikimi pasi unë nuk kam telefon dhe jam nisur për ta dorëzuar vetë dhe për të dhënë sqarime”, u shpreh ai.

Gjatë kontrollit fizik të tij policia ka gjetur edhe disa cigare më lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa.

Për sendet e kundraligjshme Elvis Gaçaj thotë se nuk është e vërtetë, pasi atij i është gjetur vetëm arma e zjarrit. Elvis Gaçajt i janë vënë prangat për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërsa Marsel Dobi është ndaluar pasi dyshohet se ka konsumuar element të veprës penale “Moskallëzim krimi”.

Uniformat blu bëjnë me dije se edhe më herët 50-vjeçari ka qenë i dënuar disa herë për armëmbajtje pa leje, për trafikim narkotikësh dhe për vjedhje me dhunë.

Gaçaj është hetuar edhe për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në kryeqytet, ngjarje e ndodhur në Gusht të vitit 2019, por pa u gjetur fajtor.

Lini një Përgjigje