TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Janar 2025, 10:44

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, tre të plagosur në aksin Lezhë-Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, tre të

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër pranë kryqëzimit të Gjadrit, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën.

Siç duket dhe nga pamjet, njëra nga makinat për shkak të përplasjes së fortë është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës, duke shmangur rënien në kanal.

Tre persona po marrin mjekim ne spitalin e Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbulimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Lini një Përgjigje