TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Janar 2025, 10:01

Vrasja e Lulzim Vishës në Kamëz/ Bastiset banesa e mikut të Admir Tafilit, i gjendet pistoletë me silenciator; një i shoqëruar në polici

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Lulzim Vishës në Kamëz/ Bastiset banesa e mikut të

Sipas informacioneve arma tip pistoletë me silenciator është gjetur në banesën e tij.

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 48-vjeçarit Lulzim Visha në Kamëz. Në lidhje me kontrollet dhe gjetjen e armës se zjarrit me silenciator, dje pas vrasjes se Lulzim Vishës burime thanë se është gjetur në një nga banesat e Ervis Lamit.

Ervis Lami, njihet për arratisjen nga burgu i Drenovës. Lami nuk ka qenë në shtëpi në momentin e kontrolleve, por dera është hapur nga një familjar i tij.

Sipas burimeve, ai ka dy shtëpi, njëra prej të cilave ishte shtëpi druri, brenda të cilës efektivët kanë parë vrima në mure të shkaktuara me armë zjarri. Dyshohet se këto vrima mund të jenë bërë për të provuar armë të ndryshme. Pasi të gjendet nga policia, Lami pritet të merret në pyetje për vrasjen e 48-vjeçarit si person që mund të ketë dijeni.

Gjithashtu bëhet me dije se një person është shoqëruar në polici për vrasjen e Lulzim Vishës. Ai është djali i xhaxhait të Ervis Lamit, i identifikuar si Eduart Lami. Dyshohet se viktima dhe i arrestuari kanë patur konflikte më herët për pronat.  Aktualisht, kjo është pista kryesore e hetimeve të policisë.

"Kontrolle intensive dhe punë profesionale hetimore për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së 48-vjeçarit, mëngjesin e djeshëm në Kamëz. Në kuadër të kontrolleve bazuar në inteligjencën policore, Strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Silenciatori”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. L, në rrugën Paqësore, Zall Mner, Kamëz, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e banesës janë gjetur 4 gëzhoja armë .

Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 37 vjeç, banues në Kamëz., për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve të ftohta”. Po në kuadër të operacionit si rezultat i veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit E. L., 31 vjeç.

Nga tërësia e veprimeve paraprake hetimore, administrimit të provave dhe fakteve, rezulton se banesa ku janë gjetur sendet e kundraligjshme është në posedim të shtetasit E.L dhe përdoret nga të dy shtetasi E.L 37 dhe E.L 31 vjec.

Arma e zjarrit, gëzhojat si dhe sendet e tjera të sekuestruara në banesë po dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme për të parë nëse kjo armë zjarri është përdor në ngjarje kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Ervis Lami, ka qenë bashkëpunëtor në arratisjen së 7 të dënuarve nga burgu i Drenovës më 23 nëntorit 2013, në mesin e të cilëve edhe Admir Tafili. Në atë kohë, Ervis Lami pati deklaruar se plani për arratisje është bërë nga ai dhe Admir Tafili, madje edhe armët në burg i kishte futur vetë ai, duke marrë përsipër të gjithë skemën.

Vrasja e Lulzim Vishës

48-vjeçari Lulzim Visha, postier në një kompani private, u vra me silenciator në Kamëz sapo doli nga banesa dhe hipi në makinën e punës.

Lulzim Visha, dyshohet të jetë ekzekutuar për hasmëri, pasi vëllai i tij në ‘97-ën, kishte vrarë një polic. Policia gjeti të djegur automjetin e autorëve, një Porsche të zi me targa të vjedhura në Kamëz në 2023, bashkë me armën e shkrumbuar. 

Ndërkohë hetimet e policisë janë përqëndruar në një konflikt që viktima dhe vëllai i tij kanë pasur kohët e fundit.

Vrasja e Lulzim Vishës në Kamëz/ Bastiset banesa e mikut tëVrasja e Lulzim Vishës në Kamëz/ Bastiset banesa e mikut të

 

Lini një Përgjigje