TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Janar 2025, 18:01

I dëbuar për 10 vjet nga Italia, kush është shqiptari që u arrestua nga policia italiane? U zbulua nga gjurmët e gishtave

Shkruar nga Pamfleti

I dëbuar për 10 vjet nga Italia, kush është shqiptari

Një shqiptar, 37-vjeçar, i dëbuar për 10 vjet nga autoritetet italiane, u kap nga policia në Terni, megjithëse kishte ndryshuar gjeneralitetet duke tentuar kështu t’i shmangej rregullit që e ndalonte të shkelte në territorin e këtij shteti.

Shqiptari akuzohet për shkelje të rregullave të emigracionit, ndërsa u kap nga një patrullë në natën e së hënës, gjatë një kontrolli në via Narni.

Policia, sipas mediave italiane, ndaloi një automjet tip fuoristrada, që shqiptari e kishte marrë me qira.

Ndonëse shoferi kishte dhënë një leje drejtimi me të dhëna të vërteta në dukje, policia arriti të identifikojë menjëherë të huajin, duke e lidhur atë me një individ me precedentë të shumtë penalë.

Për këtë arsye, ai iu nënshtrua ndalimit me identifikim, duke përfshirë edhe shenjat e gishtave, që zbuluan se 37-vjeçari ishte dëbuar tashmë nga territori italian, i shoqëruar në kufi nga forcat e rendit.

Ai ishte dëbuar në tetor 2022, duke i ndaluar hyrjen për dhjetë. vjet. Për të huajin, i cili kishte ndryshuar mbiemrin në vendin e tij të origjinës, kjo shkaktoi arrestimin dhe ndalimin në një dhomë sigurie, në pritje të seancës së vlefshmërisë, e cila u zhvillua mëngjesin e së martës, ku gjyqtari i gatshëm, vlerësoi si të drejtë arrestimin, ndikuar nga një tjetër procedim në vazhdim.

Lini një Përgjigje