TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Janar 2025, 16:28

Kërcënoi babanë e fëmijës, procedohet bashkëshorti i edukatores që dhunoi 3-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënoi babanë e fëmijës, procedohet bashkëshorti

Policia e kryeqytetit njoftoi ditën e djeshme se kishte shpallur në kërkimm një 46-vjeçare, edukatore në një kopësht privat në zonën e Astirit, pasi ishte denoncuar nga babai i një prej fëmijëve për dhunë ndaj të miturit.

Blutë njoftojnë se ka nisur procedim penal për bashkëshortin e 46-vjeçares, e cila ende nuk është lokalizuar, pasi ka kanosur nëpërmjet telefonit babanë e 3-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 proceduan në gjendje të lirë shtetasin I. G., 63 vjeç (bashkëshorti i shtetases R. G, e shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një të mitur, në kopshtin ku punonte si edukatore). Procedimi nisi pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit ky shtetas ka kanosur shtetasin L. Rr (babai i të miturit)”, njofton policia.

Lini një Përgjigje