TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Janar 2025, 15:37

Ekzekutimi i Lulzim Vishës në Kamëz, policia jep detaje: Arma gjendet brenda makinës së djegur, targat të vjedhura në 2023-in!

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i Lulzim Vishës në Kamëz, policia jep detaje: Arma

Policia ka dhënë detaje lidhur mjetin tip “Porsche” i gjetur në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr dhe që dyshohet se është përdorur nga autori/ët e atentati të ndodhur në Kamëz.

Efektivët shprehen se kanë gjetur një mjet të djegur tip Porsche, i dyshuar se është përdorur në krimin e rëndë.

Nga këqyrja e automjetit, në brendësi të tij, është gjetur një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur nga autori/ët. Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë për vrasjen e shtetasit L.V., ju informojmë se:

Në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr, gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë është konstatuar i djegur një automjet tip “Porsche”  i dyshuar i përdorur nga autori/ët e ngjarjes.

Nga këqyrja e automjetit, në brendësi të tij, është gjetur një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur nga autori/ët.

Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se  targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz.

Vijon puna  intensive nga grupi i posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe  për sqarimin e rrethanave  dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.

Lini një Përgjigje