TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Janar 2025, 14:20

Gjyqi për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, Dritan Rexhepi në seancë

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqi për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, Dritan Rexhepi
Dritan Rexhepi

Në Gjykatën e Posacme ka nisur sot senaca ndaj Dritan Rexhepit, baroni i drogës i ekstraduar nga Turqia dhe i akuzuar për për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

I pranishëm në seancë është edhe vetë Dritan Rexhepi.

Në masa të jashtëzakonshme sigurie, Rexhepi u ekstradua nga Turqia më 8 janar 2025 në vendin tonë për t’u përballur me akuzat për një prej ngjarjeve më të mistershme të viteve të fundit, urdhrin për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës më 17 janar 2020 në Kamzë, pasi dyshonte se në vitin 2019, vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga, kishte vjedhur në Angli, një kontenier me kokainë në pronësi të tij dhe bashkëpunëtorëve.

I konsideruar si “mbreti i kokainës”, Dritan Rexhepi u arrestua më 10 nëntor 2023 me dokumente false kolumbiane me emrin Benjamin Omar Perez Garcia, në një vilë luksoze, brenda së cilës u gjetën para dhe bizhuteri. Në Turqi mundi të hyjë përmes aeroportit të Stambollit, ndërsa autoritetet italiane e gjurmuan dhe njoftuan kolegët turk që e ruajtën për disa ditë në vilë dhe pasi u bindën ndërhynë për kapjen e tij.

dritan rexhepi jan prenga

Lini një Përgjigje