Sipas SPAK, porositës i planit për vrasjen e Xhevdet Plakut ishte Rexhep Rapi. Ky i fundit donte të hakmerrej për vrasjen e një të afërmi të tij, e Sali Rapi, në vitin 2010 në Itali.
Xhevdet Plaku apo siç njihet me nofken 'Akili', i dyshuar si kreu i një grupi të trafikut të drogës në Holandë është arratisur nga burgu i Ankonas, Itali, ku po vuante dënimin për trafik droge, bëjnë të ditur mediat italiane.
Emri i Xhevdet Plakut doli dhe në dosjen e SPAK për grupin e trafikut të drogës pjesë e së cilës ishte dhe ish-shef i krimeve të Komisariatit nr. 6 Dedan Gjoni dhe Erzen Breçani.
Me urdhër të SPAK, Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion në qytetin e Durrësit, në dhjetor të 2022 ku ndër të tjerë në pranga kanë rënë edhe Rexhep Arapi i njohur si “i forti i Durrësi”, nipi i tij dhe një ish-punonjës policie, për një tentativë vrasje ndaj kreut të grupit te drogës , Xhevdet Plaku, i cili njihet edhe me nofkën “Akili”.
Por, kush është Xhevdet Plaku?
Xhevdet Plaku, 42-vjeçari që u nxor në pritë nga Dedan Gjoni dhe Rexhep Arapi, njihet si koka e një grupi kriminal të trafikut të drogës në Itali. Lënda narkotike, kokainë, importohej nga Belgjika dhe Holanda.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në këtë aktivitet, sipas policisë Italiane, ai përdorte 25 identitete të ndryshme për të mos u kapir nga kontrollet dhe drejtonte organizatën përmes udhëtimeve të shumta që bënte në Amsterdam.
Banda i ndante pakot e drogës në bazë të cilësisë dhe sipas saj kishin edhe emërtimet, sipas markave të botës së luksit. Kokaina më e pastër ishte “Hermes”, pastaj kishte “Lacoste”, “G4”, “Rolls royce” dhe “Play Boy”.
Plaku gjithashtu ka qenë dënuar për një vrasje të kryer shumë vite më parë në Durrës. Gjithashtu ishte akuzuar për një tjetër vrasje, për të cilën u shpall i pafajshëm.
Sipas vendimit të Gjykatës së Durrësit, më 24 qershor të vitit 2003, në Lagjen Nr.15, në zonën e Spitallës, Xhevdet Plaku ka vrarë me armë zjarri shtetasin Saimir Sina.
Autori dhe viktima kanë qenë banorë të së njëjtës lagje dhe kanë pasur shoqëri me njëri-tjetrin. Duke qenë se Xhevdet Plaku ka qenë emigrant në Itali, Saimir Sina ishte në dijeni të faktit se ai kishte të dashur shtetasen Nertila K. Dhe, duke përfituar dhe nga njohja personale me këtë vajzë, i ka propozuar për ta çuar në mënyrë ilegale në Itali, me qëllim për t’u bashkuar me të dashurin e saj.
Nxori në pritë objektivin e atentatit, SPAK kërkon tjetër masë arresti për ish-efektivin e lartë, Dedan Gjonin
Stuhia e fortë rrëzon pemën e Krishtlindjeve, vdes një grua, plagosen 3 të tjerë
I shpëtoi atentatit, kush ishte shënjestra e “të fortit” të Sukthit, e futi në kurth ish-shefi i komisariatit
Vajza e ka pranuar këtë propozim dhe, në muajin korrik të vitit 2001, Sina, së bashku me një person tjetër, e kanë çuar Nertilën në Itali, duke ndryshuar destinacionin për të cilin ranë dakord.
E dëmtuara është dërguar në Romë, ku dhe e kanë detyruar forcërisht që të ushtronte prostitucion për llogari të tyre. Shtetasja Nertila K. është kthyer në Shqipëri në dhjetor të vitit 2001 dhe ka paraqitur kallëzim penal për ngjarjen e mësipërme.
Gjykata e Durrësit e deklaroi fajtor shtetasin Saimir Sina dhe e dënoi me 1 vit e 6 muaj burg. Në këtë kohë Xhevdet Plaku, pasi është vënë në dijeni të veprimeve të Saimir Sinës ndaj të dashurës së tij, ka vendosur të hakmerret, plan të cilin e ka konkretizuar disa ditë pas daljes së Saimirit nga burgu.
Mbrëmjen e 24 qershorit të vitit 2003, pasi e kishte vëzhguar dhe ruajtur për disa ditë me radhë, Plaku ka shkuar me makinën e tij afër banesës së Sinës, i cili në atë moment ishte i shoqëruar nga i vëllai dhe disa shokë të tjerë.
I dënuari e ka thirrur viktimën dhe pas një debati të shkurtër me fjalë, në momentin kur ai ka marrë rrugën për t’u larguar, e ka qëlluar tri herë me pistoletën që e mbante pa leje, duke i shkaktuar vdekjen.
Lini një Përgjigje