TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Janar 2025, 14:56

Kokainë, armë dhe para, arrestohen dy 21-vjeçarë në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Kokainë, armë dhe para, arrestohen dy 21-vjeçarë në

Dy të rinj janë arrestuar nga policia në kryeqytet, pasi u kapën me kokainë dhe shuma të mëdha parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit fizik të 21-vjeçarit iu gjetën 37 gram kokainë dhe mbi 10 mijë euro. Ndërkohë ka nisur hetimi ën gjendje të lirë për 2 bashkëpunëtorët e tyre.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim se specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë, në rrugën “Fran Bardhi”, shtetasin S. M., 21 vjeç, sepse nga kontrolli fizik iu gjetën 37 gramë kokainë, si dhe 10 200 euro dhe 180 000 lekë, të dyshuara të përfituara nga shitja e Kokainës. Vijojnë hetimet e thelluara për të dokumentuar ligjërisht burimin e këtyre parave;

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim se specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 21 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. K., 24 vjeç, dhe F. H., 38 vjeç, sepse nga kontrolli në automjetin e parkuar, ku po qëndronin 3 shtetasit, u gjet një sasi Cannabisi që posedohej me qëllim shitjen. Më tej, nga kontrollet, në banesën e të arrestuarit u gjetën 4 mjete prerëse (thika) dhe 1 përforcues grushti, ndërsa në banesën e 38-vjeçarit u gjet 1 shkop bejsbolli”, njofton policia.

Lini një Përgjigje