
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar 'baronin' e kokainës, Dritan Rexhepi nga Paraburgimi 313 në burgun e Fierit.
Mësohet se zhvendosja e Rexhepit, i cili po gjykohet si një nga porositësit e rrëmbimit të Jan Prengës, u bë shkak edhe për ndryshimin e ditës së seancës ndaj tij dhe të bashkëpandehurve në Gjykatën e Posaçme.
Përmes avokates së tij, Rexhepi kërkoi që seanca të mos zhvillohej të premten, pasi në këtë rast ai shoqërohej në IEVP Fier ditën e hënë.
Seanca e sotme në GJKKO u shty për shkak të mungesës së një prej avokatëve mbrojtës të të pandehurve. Seanca e radhës u caktua më 3 shkurt, ora 14:00.
Lini një Përgjigje