TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Janar 2025, 17:27

Iu gjet rreth 1 kg kokainë në banesë, arrestohet 56-vjeçari shqiptar në Itali!

Shkruar nga Pamfleti

Iu gjet rreth 1 kg kokainë në banesë, arrestohet

Një 56-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane nën akuzën ‘posedim droge me qëllim shpërndarje’.

Oficerët e komisariatit të Bolonjës gjetën në bodrumin e përdorur nga shqiptari rreth 800 gramë kokainë dhe rreth 4 mijë euro.

Kontrolli në shtëpinë e 56-vjeçarit u bë pasi shqiptari u vërejt duke shkëmbyer drogë. Konkretisht, rreth orës 11:30 në via Pizzardi, patrullat e komisariatit të Bolonjës me rroba civile kanë vënë re shkëmbimin e disa thaseve me lëndë narkotike mes shqiptarit dhe një italiani, i cili në këmbim i ka dhënë 100 euro.

Dy personat u ndaluan menjëherë nga policia, të cilët gjetën në xhepat e shqiptarit disa mbështjellje kokainë gjithsej 17.30 g dhe 470 euro para të gatshme.

Nisur nga kjo, oficerët e shtrinë kontrollin në banesën e shqiptarit, duke gjetur në një bodrum të pashfrytëzuar qese të tjera kokaine me një total prej 782 gramësh dhe rreth 3630 euro cash.

Ndërkohë që 59-vjeçari italian u sanksionua administrativisht për blerjen e një doze kokaine.

Lini një Përgjigje