TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Janar 2025, 20:10

Sherr me thika e kaçavida mes shqiptarëve, 3 përfundojnë në spital

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me thika e kaçavida mes shqiptarëve, 3 përfundojnë

Një sherr i përgjakshëm mes të rinjve ka ndodhur të premten mes të rinjve dhe të miturve në Metamorfosi , konkretisht në rrugën Pefkon 92. Ngjarja ka ndodhur për arsye të panjohura mes dy grupeve kundërshtare.

Nga përleshja, një 19-vjeçar me origjinë shqiptare është dërguar në spital me plagë nga kaçavida në bark, ndërsa ka marrë edhe tre plagë në kofshë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dy shqiptarë të tjerë u dërguan me plagë të lehta në të njëjtin spital, njëri 19 dhe tjetri 17 vjeç.

Sipas informacioneve të ERT, policia ka vijuar arrestimin e shtatë të dyshuarve , mes tyre katër të rritur dhe tre të mitur. Ngjarja po hetohet nga Departamenti përkatës i Sigurisë.

 

Lini një Përgjigje