TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Janar 2025, 19:18

“Askush nuk dëgjoi të shtëna”/ Ekzekutimi i 48-vjeçarit në Kamëz, gjendet një armë me silenciator; ja pista kryesore ku po heton policia!

Shkruar nga Pamfleti
“Askush nuk dëgjoi të shtëna”/ Ekzekutimi i
Majtas, poshtë, Besnik Visha, vëllai i viktimës!

Atentatorët dyshohet se përdorën një armë me silenciator, pasi banorët e zonës ku ndodhin atentati deklaruan se nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Lulzim Visha, 48-vjeç u ekzekutua orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamëz, brenda makinës së punës me një breshëri plumbash. Në makinën e 48-vjeçarit i cili punonte si postier për një kompani private, u gjetën 12 plumba.

Atentatorët dyshohet se përdorën një armë me silenciator, pasi banorët e zonës ku ndodhin atentati deklaruan se nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Atentati dyshohet për arsye hasmërie të mundshme mes familjarëve të viktimës Lulzim Visha dhe personave të tjerë. Siç u bë më pas me dije, vëllai i Lulzim Vishës, Besnik Visha rezultoi të ketë vrarë një person disa vite më parë dhe të jetë dënuar me 12 vite burg.

Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.Në vijim, do të keni një informacion me të detajuar për rastin', njoftoi fillimisht policia.

Më pas disa orë më vonë, policia njoftoi se kishin gjetur një automjet të djegur tip “Porsche” me targa të vjedhura, që dyshohej se ishte përdorur nga autorët.

Nga këqyrja e automjetit, në brendësi të tij, efektivët gjetën një armë të  gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur nga autori/ët.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë për vrasjen e shtetasit L.V., ju informojmë se: Në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr, gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë është konstatuar i djegur një automjet tip “Porsche”  i dyshuar i përdorur nga autori/ët e ngjarjes.

Nga këqyrja e automjetit, në brendësi të tij, është gjetur një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur nga autori/ët. Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se  targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz. Vijon puna  intensive nga grupi i posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe  për sqarimin e rrethanave  dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njoftoi më pas policia.

Ndërkohë që nga ana tjetër grupi hetimor bazuar në pistat kryesore lidhur me ngjarjen ka zhvilluar pasditen e sotme një sërë kontrollesh në disa banesa në Kamëz.

Mësohet se në një prej banesave të kontrolluara nga policia është gjetur një armë zjarri me silenciator. Gjë që lë të dyshohet se ajo mund të jetë arma e vërtetë e krimit, duke marrë parasysh faktin që banorët e zonës deklaruan se nuk kishin dëgjuar të shtëna. Dyshohet se autorët e kanë qëlluar 48 vjeçarin me silenciator për të shmangur dhe për të mos u pikasur nga njerëzit.

Pista kryesore vijon të mbetet ajo e hasmërisë për shkak se vëllai i viktimës, Besnik Visha në 1997 ka vrarë Refik Domin, ai u dënua me 12 vite burg heqje lirie dhe më pas u la i lirë.

Por familjarët e kujtojnë si incident të vetëm pasi prej vitesh ata nuk kujdeseshin apo ruheshin, por kanë vijuar jetën e rutinën e tyre pasi e konsideruan si histori të mbyllur.

Burime pranë policisë sqarojnë se ka edhe një pistë të dytë dhe është ajo e përfshirjes në një konflikt muajt e fundit nga viktima dhe vëllai i tij, por kjo mbetet për t’u verifikuar.

Lini një Përgjigje