TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Janar 2025, 10:18

Plagosje me thikë në Delvinë, arrestohet ish-biznesmeni i lokaleve të natës; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti
Plagosje me thikë në Delvinë, arrestohet ish-biznesmeni i
Pamje ilustruese

Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në Delvinë pas një sherri për motive banale. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë një lokali, ku Panajot Imeri është goditur me thikë në brinjë dhe krahë.

Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit të Sarandës, i cili ka marrë ndihmën e parë dhe vazhdon të jetë i shtruar, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Delvinës ka identifikuar dhe vënë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes. Ai është Festim Abdi, 55-vjeç i njohur si “Feçi”, ish-biznesmen i lokaleve të natës në Sarandë, person me precedentë të mëparshëm penal.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive banale, pasi dy personat kanë qenë duke konsumuar alkool.

Lini një Përgjigje