TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Janar 2025, 16:38

Shpërndante kokainë e kanabis në Tiranë, arrestohet 29-vjeçari që kishte edhe biznes

Shkruar nga Pamfleti

Shpërndante kokainë e kanabis në Tiranë, arrestohet

Një 29-vjeçar që zotëronte edhe një biznes është arrestuar nga Policia e Tiranës si shpërndarës narkotikësh.

I arrestuari është Enio Bendaj, të cilit iu kapën doza kokaine dhe kanabisi gati për shitje, një shumë parash dhe një peshore elektronike.

“Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave  në doza, bazuar në informacionet e marra se një shtetas shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe kanabis në Astir, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetas u bë pasi gjatë kontrollit fizik,kontrollit të banesës dhe të biznesit të tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, një sasi lëndë narkotike kanabis, 3 peshore  që shërbenin për peshimin e lëndës narkotike dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, njoftoi Policia.

Lini një Përgjigje