TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Janar 2025, 14:59

U kap me kokainë në xhep, 25-vjeçari shqiptar pranon akuzat në gjykatë: Bingo, më arrestuat!

Shkruar nga Pamfleti

U kap me kokainë në xhep,  25-vjeçari shqiptar pranon akuzat

Një i ri shqiptar është arrestuar në Angli, pasi iu gjetën dhjetëra qese me drogë në xhep. Ai është dënuar me 32 muaj burgim pasi u kap duke shitur drogën në Rugbi.

25-vjeçari Samuel Mreshaj u paraqit në Warwick Crown Court ditën e djeshme. Më 12 shtator të vitit të kaluar, oficerët ishin dëshmitarë të një pazari të dyshuar droge në rrugën St. Johns në Rugby. Gjatë kontrollit, Samuel Mreshajt iu gjetën 22 qese me kokainë dhe një sasi parash.

Ai u shpall fajtor dhe u dënua për posedim me qëllim shitje të një droge të klasit A ​​të kontrolluar. Sipas policisë ai ka deklaruar se: “Ky ishte fati im, bëtë bingo, më kapët”.

U kap me kokainë në xhep,  25-vjeçari shqiptar pranon akuzat
25-vjeçari Samuel Mreshaj

 

Lini një Përgjigje