TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Janar 2025, 16:59

U kap te Kodra e Diellit me urdhër të SPAK, SHBA kërkon ekstradimin e ‘Gafas’

Shkruar nga Pamfleti

U kap te Kodra e Diellit me urdhër të SPAK, SHBA kërkon

Autoritetet e drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar ekstradimin e një kolumbiani të arrestuar me urdhër të SPAK në nëntor të vitit të kaluar si të përfshirë në trafik kokaine.

Sipas Abcnews, bëhet fjalë për kolumbianin Hiëelenn Ledezma Narvaez i njohur edhe me pseudonimin “Gafas” që rezulton i shpallur në kërkim në nëtor të vitit 2023 nga autoritetet amerikane si drejtues i një grupi kriminal të trafikut të kokainës nga Kolumbia drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai tentoi të trafikonte 1 ton kokainë nga Kolumbia drejt shtetit të Floridës, por u u zbulua për shkak se pjesë e grupit ishte enjë agjent i inflitruar i DEAS Amerikane.

Në kërkesën për ekstradim që është dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme, thuhet se kolumbiani Ledezma që u ndalua në Shqipëri si një nga personat që do të nxirrte kokainë nga lëkura e kafshëve në një laborator në fshatin Qerrekë në Fushë-Krujë, është i përfshirë edhe në trafikun e kokainës nga Kolumbia në Amerikë bashke me një shtetas shqiptar i quajtur Klodian Zaimi, raporton Abcnews.

Ky i fundit që është arrestuar në Kolumbi për tu ekstraduar më pas drejt Amerikës. Nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme do të refuzojë kërkesën për eskradim të Ledezës të paktën deri në përfundim të hetimeve që po zhvillohen në vendin tonë, ndërsa vendimi do të jepet nga gjykata penale e Tiranës.

 

Lini një Përgjigje