
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka reaguar për zjarrin e rënë te Komuna e Parisit, duke bërë me dije se situata është vënë nën kontroll. Sipas saj, janë djegur 3 makina që ishin të parkuar në garazh dhe shkak i zjarrit është një shkëndijë elektrike.
“Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri në katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit është vënë nën kontroll nga 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë zjarrfikës. Janë djegur 3 automjete të parkuara, banorët janë evakuuar dhe situata nuk paraqet rrezik për njerëzit. Ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike. Strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit po vijojnë veprimet në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave”, thuhet në njoftim.
Lini një Përgjigje