TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Dhjetor 2024, 11:00

Sekuestrohet kokainë me vlerë 270 mijë euro në Tiranë, arrestohen dy të rinj; njëri nip i Pajtim Serjanit

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrohet kokainë me vlerë 270 mijë euro në Tiranë,

Automjeti drejtohej nga 24-vjeçari, ndërsa policia i gjeti dhe sekuestroi 1.5 kg drogë.

Policia ka zhvilluar një operacion antidrogë në Tiranë dhe ka sekuestruar 1 kg e 52 gr kokainë. Sipas policisë, kokaina kapte vlerën prej 270 mijë eurosh. 

Antidroga ka arrestuar 24-vjeçarin Klajdi Serjani, nip i Pajtim Serjanit (mik me Emiljano Shullazin) dhe 20-vjeçarin Euxhenio Manushi. Serjani njihej gjithashtu si "Klajdi i Parkut".

Sipas policisë, mjeti ku udhëtonin dy të rinjë u ndalua në rrugën “Kastriotët”. Automjeti drejtohej nga 24-vjeçari, ndërsa policia i gjeti dhe sekuestroi 1.5 kg drogë. Blutë sekuestruan gjithashtu një shumë parash dhe celularët e shtetasve të arrestuar.

Mësohet se të arrestuarit janë kapur te Kthesa e Kamzës, në afërsi të terminalit të autobusëve. Prej të paktën 6 muajsh, të rinjë ishin në ndjekje dhe në përgjim nga Antidroga. Ata e shpërndanin kokainën në zonën e ish-Parkut por dhe në zona të tjera të Tiranës.

"Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve operacioni policor i koduar "Fam Fanz", i ndjekur me metoda proaktive. Gjatë operacionit goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në qytetin e Tiranës.

Sekuestrohen 1 kg e 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë (me vlerë tregu rreth 270 000 euro). Policia ka kapur në flagrancë 2 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale. Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca policore, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Fam Fanz". 

Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit Klajdi Serjani, 24 vjeç, dhe E. M., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën "Kastriotët", automjetin me drejtues shtetasin Klajdi Serjani, dhe pasagjer shtetasin E. M. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit Klajdi Serjani, shërbimet e Policisë i gjetën 1 kg e 50 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Lënda narkotike, së bashku me një shumë parash dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.

Pajtim Serjani është një emër i njohur për policinë e Tiranës, i dënuar më parë për gjobëvënie. Serjani u arrestua për gjobëvënie ndaj një biznesmeni në vitin 2014. Në vitin 2015, atij i është bërë atentat të Rruga e Kavajës, ndërsa lidhur me këtë ngjarje asokohe u arrestuan Aurel dhe Amarildo Hoxhallari.

Serjani lëvizte në Tiranë me makina të blinduara ndërkohë që njihet si miku i Emiljano Shullazit. Në shtator të vitit 2017 policia i sekestroi Serjanit katër makina të blinduara më vlerë 1 milion euro.

Lini një Përgjigje