TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Dhjetor 2024, 10:24

Të dënuar për përdhunim dhe trafik droge, arrestohen në Rinas tre persona të shpallur në kërkim; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti
Të dënuar për përdhunim dhe trafik droge, arrestohen
Arrestohen në Rinas tre persona të shpallur në kërkim

Tre persona janë arrestuar nga Policia Kufitare në Rinas për vepra të ndryshme penale.

Dy turq do të ekstradohen drejt Gjermanisë dhe Turqisë, ndërsa një shqiptar u kap pasi është dënuar me 5 vite burg për drogë.

Konkretisht në pranga ka rënë 38-vjeçari Burak Kara teksa futej në Shqipëri përmes Rinasit. Ai rezulton i dënuar nga Gjykata e Mesinit në Turqi në vitin 2022 për marrëdhënie seksuale me dhunë. Nga dënimi, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 6 muaj e 21 ditë burgim.

Në pranga ra edhe 25-vjeçari Metehan Tutungu teksa po largohej nga Shqipëria përmes Rinasit. Ai është dënuar në vitin 2023, nga Gjykata e Aschaffenburg, Gjermani, me 6 vjet e 6 muaj burgim, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Gjithashtu është vënë në pranga Orgen (Mariglen) Bushpreni, 40 vjeç, banues në Laç. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Lini një Përgjigje