TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Dhjetor 2024, 21:17

Krimi makabër në Greqi, shqiptari i penduar dy ditë para gjyqit: M’u errësuan sytë, do doja ta ktheja kohën pas!

Shkruar nga Pamfleti

Krimi makabër në Greqi, shqiptari i penduar dy ditë para gjyqit:

Kastriot Cenko, 39-vjeçari i cili vrau bashkëshorten e tij në Greqi është shfaqur i penduar për krimin makabër dy ditë para se njihet me masën e arrestit.

Sipas “Prothotema.gr” autori i krimit ka deklaruar se në momentin fatal iu errësuan sytë pasi e shoqja i kishte thënë se do largohej nga shtëpia me njërin nga dy djemtë e tyre. Ai u shpreh gjithashtu se është i shkatërruar dhe dëshiron të kthejë kohën pas. 

“M’u errësuan sytë sepse ajo tha se do më linte, duke marrë me vete një nga dy djemtë tanë. Jam i shkatërruar, do doja ta ktheja kohën pas!”, citohet të ketë thënë shqiptari. 

Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 nëntor 2024, në Ampelokipi. Pasi i gjuajti me çekiç në kokë shqiptari e fsheu trupin e Alba Cenkos për një javë në papafingon e shtëpisë.

Teksa planifikoi se si do të justifikonte zhdukjen e saj, Kastriot Cenko përdori celularin e viktimës për të mashtruar djemtë e tyre të mitur dhe familjarët e Albës. 39-vjeçari u dërgoi mesazh dy fëmijëve të mitur me numrin e nënës së tyre ku i shkruante: “Mami u largua për të fituar para, kam ikur larg”.

Prej kohësh autori ishte i bindur se gruaja e tradhtonte me shokun e tij të ngushtë. 39-vjeçari deklaroi se kishte dëgjuar gruan e tij duke folur në telefon. Ai tha se mendoi që Alba Cenko po fliste me të dashurin e saj dhe vendosi t’i merrte jetën.

 

Lini një Përgjigje