TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Dhjetor 2024, 18:40

Grabitja e kioskës në ish-Bllok, reagon policia: Dyshohet se autori kërcënoi me pistoletë lodër

Shkruar nga Pamfleti

Grabitja e kioskës në ish-Bllok, reagon policia: Dyshohet se autori

Policia ka reaguar për grabitjen e kioskës në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Mësohet se një person ka kërcënuar shitësen e kioskës duke i vjedhur rreth 300 lekë të rinj dhe më pas është larguar.

Sipas policisë, dyshohet se autori ka kërcënuar me një pistoletë lodër. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme ndërsa shitësja denoncoi në polici vjedhjen. 

“Më datë 08.12.2024, rreth orës 17:10, në një kioskë në zonën e Ish-Bllokut, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se në kërcënimin e një sendi akoma të papërcaktuar (paraprakisht dyshohet pistoletë lodër), i ka vjedhur rreth 300 lekë të rinj shitëses së kioskës dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje