TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Dhjetor 2024, 13:47

Shpërndanin drogë në kryeqytet, arrestohet tre persona

Shkruar nga Pamfleti

Shpërndanin drogë në kryeqytet, arrestohet tre persona

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në kryeqytet pasi u kapën në flagrancë teksa shpërndanin kanabis.

Bëhet fjalë për Oltion Brahimin, Arnold Gjongecin dhe Yrgen Gungën. Të arrestuarit e kishin ndarë drogën në doza gati për shitje.

“Goditen dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Sekuestrohet sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për dy raste të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

O. B., 23 vjeç, A. Gj., 24 vjeç, dhe Y. G., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrolleve fizike të këtyre shtetasve iu kanë gjetur dhe sekuestruar sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e shpërndanin lëndën narkotike në disa lagje të ndryshme të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

kannabis arrestim policia tirane

Lini një Përgjigje