
Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi dyshohet se është i përfshirë në një vrasje.
I arrestuari është Aleksandër Mëhilli, i cili akuzohet se është bashkëpunëtor në vrasjen e Valter Fierzës të ndodhur në shtator të këtij viti.
22-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata kishte caktuar ndaj tij masën arrest me burg.
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Bashkëpunëtori”
Kapet një tjetër bashkëpunëtor i autorit të vrasjes së shtetasit Valter Fjerzës, ndodhur më shtator 2024.
Operacioni nga Forca e Posaçme Shqiponjat .
Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën policore për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet në rrugë në fshatin Dobraç, menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën dhe si rezultat kapën e ndaluan shtetasin A. M., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar ndaj 21 vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
22-vjeçari ishte shpallur në kërkim i dyshuar si bashkëpunëtor në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, jashtë një lokali, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi V.F.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet prerës (thikë) që e kishte me vete.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
autor i dyshuar i ngjarjes është Klodian Mhilli. Ky i fundit sipas policisë ishte konfliktuar në lokalin e fshatit Hot i Ri me vëllain e viktimës, Kol Fierza ndërsa shkak është bërë parkimi i një automjeti.
Pas sherrit Mhilli ka shkuar në banesë. Ka marrë armën kallashnikov dhe është kthyer sërish në vendngjarje. Ai ka qëlluar në drejtim të 33-vjeçarit Valter Fierza i cili ishte duke shkuar drejt lokalit.
Ishin familjarët të cilët e gjetën Fierzën në rrugë pa shenja jete pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Autori dhe viktima ishin fqinj me njëri-tjetrin ndërsa 33-vjeçari nuk njihej si person problematik.
Lini një Përgjigje