TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Dhjetor 2024, 07:28

Shpërthim me eksploziv lokalit në Lungomare në Vlorë, sapo ishte rihapur

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthim me eksploziv lokalit në Lungomare në Vlorë, sapo
Pamje nga vendngjarja

Një sasi eksplozivi është vendosur në ambientet e jashtme të një lokali që ndodhet në shëtitoren buzë detit në Vlorë. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 05:30 minuta e deri tani raportohet vetëm për dëme materiale.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe dyshohet se eksplozivi i vendosur ka qenë tritol.

Lokali në Lungomare nuk kishte funksionuar prej kohësh por kishte vetëm pak ditë që ishte rihapur. Orenditë brenda lokalit dhe xhamat janë dëmtuar.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të mbledhur provat.

shperthim me tritol

Lini një Përgjigje