TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Dhjetor 2024, 07:15

Vrasja e shqiptares nga bashkëshorti, flet mikesha e gruas: E dija se diçka nuk shkonte

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e shqiptares nga bashkëshorti, flet mikesha e gruas: E dija se
Kastriot Cenko dhe viktima

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e 23-vjeçares shqiptare, Alba Cenkos, e cila u masakrua me çekiç nga bashkëshorti i saj, Kastriot Cenko, në banesën e tyre në Greqi.

Media greke Protothema, shkruan se mikesha e Albës tregon se ato kishin një raport të afërt me njëra-tjetrën dhe flisnin çdo ditë, por ditë e fundit ajo nuk kishte mundur të lidhej me të.

“Unë e kërkoja gjatë gjithë këtyre ditëve në celularin e saj por nuk munda ta gjeja. I dërgoja mesazhe, i telefonoja por asgjë. Isha i shqetësuar sepse flisnim pothuajse çdo ditë. E dija se diçka nuk shkonte dhe më pas gjeta ja çfarë kishte ndodhur”, thotë shoqja e 32-vjeçares.

Ajo ka rrëfyer ndër të tjera se ato diskutonin edhe çështje personale mes tyre dhe nuk kishte dijeni se kishte probleme në martesë.

“E di që ishin të dashuruar, nuk më kishte thënë kurrë se janë në proces ndarjeje. Nuk e dija nëse burri i saj ishte xheloz, por e kuptova që ishte një person i qetë. Një burrë normal”, ka thanë ajo.

Mediat greke "Zougla.gr" ka publikuar pjesë nga dëshmia e burrit 39-vjeçar në polici. Kastriot Cenko  ka treguar se si ka vepruar që fëmijët mos të kuptojnë vrasjen e nënës së tyre.

“Të shtunën i kam çuar fëmijët në shtëpinë e vëllait, që të kem kohë dhe të jem vetëm në shtëpi. Pastaj mora trupin e saj (emri i gruas së tij) të mbështjellë, vendosa dy çanta të tjera sipër dhe poshtë me shirit, mbështjellës flluskë dhe e çova lart në papafingo me një shkallë. Ishte shumë e rëndë dhe e kisha të vështirë ta ngrija vetë”,- është shprehur Kastriot Cenko.

kastriot cenko greqi

Lini një Përgjigje