TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Dhjetor 2024, 10:16

Krimi në Gramsh, denoncimi i babait të Fatjon Bicit: U liruan kriminelët, shteti ma vra djalin për së dyti

Shkruar nga Pamfleti
Krimi në Gramsh, denoncimi i babait të Fatjon Bicit: U liruan
Babai i Fatjon Bicit

Babai i Fatjon Bicit i cili u vra më 16 Maj 2023 në Gramsh ka denoncuar sot se bashkëautorët në vrasjen e djalit të tij janë liruar nga burgu.

Sipas tij kjo është vrasja e dytë që po i bëhet djalit të tij, kësaj here nga shteti.

“Unë kërkoj pavarësisht se mua ma vranë kriminelët më 14 maj 2023 djalin tani po ma vret për së dyti shteti. Unë e marr vesh se pardje kriminelët janë liruar nga burgu dhe djali im tretet në dhe, ku është shteti, ku është prokuroria, ku është gjykata dhe të gjithë insitucionet që bëjnë të tilla gjeste? Çdo zyrë ose çdo derë që trokas më mbyllet, shkoj në gjyq anullohet, kudo që paraqitem vetëm gënjeshtra.”, tha ai.

Sipas babait të Fatjon Bicit kjo që ndodhi është vrasje për të dytën herë.

“Kjo për mua është vrasja e dytë, a ka shtet këtu? Isha në punë kur e mora vesh, lashë punën e gjeta nusen te policia dhe u interesuam. Po është e vërtetë na thanë, janë liruar dy prej tyre dhe janë në arrest shtëpie dhe u detyrova të dal të ju se nuk po gjej dretësi në asnjë qoshe”, tha babai i Fatjon Bicit në Euronews Albania.

Më 16 Maj 2023 Fatjon Bici u vra me thikë vetëm pak metra larg shkollës, në lulishten e qytetit të Gramshit. Katër autorët të dyshuar rreth moshës 15 – 16 vjeç, i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë, teksa hyri për ta mbrojtur kushëririn e tij.

babai i fatjon bicit vrasja në gramsh

Lini një Përgjigje