TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Dhjetor 2024, 08:43

Eksplozivi ndaj lokalit 'The Boss' në Vlorë, pronari iu ekzekutua në mënyrë mafioze në 2021

Shkruar nga Pamfleti
Eksplozivi ndaj lokalit 'The Boss' në Vlorë, pronari iu
Lokali 'The Boss' të cilit iu vendos C4

Birçaj thuhet se kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja ku iu bë atentat për 2021. Në mars të vitit 2011 ai u arrestua në qytetin e Vlorës, si i dyshuar për vrasjen ndaj shtetasit Artur Tahiraj, ku u mbajt në arrest për 45 ditë.

Një shpërthim me tritol është shënuar mëngjesin e sotëm në një lokal në Lungomare të Vlorës.

Bëhet me dije se shpërthimi është shënuar rreth orës 06.00, ku lënda plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të lokalit 'The Boss' që ndodhet në shëtitoren buzë detit në Vlorë.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje, pasi bar-restoranti ku u vendos sasia e lëndës plasëse ka qenë në pronësi të Bledar Birçaj, i cili është ekzekutuar në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen Hajro Çakërri me breshëri plumbash.

Kamerat e lokalit kanë filmuar autorin i cili ka qenë me maskë. Ai ka ardhur nga ana e lokaleve dhe pasi ka vendosur tritolin me fitil e ka ndezur duke shkaktuar shpërthimin. 

Lokali është në pronësi të Resmie Birçaj, ndërsa më parë ka qenë në pronësi të Bledar Birçaj, i vrarë në Vlorë në 10 Maj 2021. Më pas lokali kaloi në pronësi të familjarëve të tij dhe konkretisht në emrin e nënës së Bledar Birçaj.

“The Boss” ishte i mbyllur prej disa kohësh dhe sapo është rihapur.

Kamerat e sigurisë pritet të jenë hedhin dritë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Por kush është Bledar Birçaj që u vra në një atentat mafioz në 2021?

Eksplozivi ndaj lokalit 'The Boss' në Vlorë, pronari iu
Bledar Birçaj

Bledar Birçaj ishte një emër jo i panjohur për policinë e Vlorës. Lokali “ The boss” ku u vendos sasia tritolit ka qenë në pronësi të Bledar Birçaj i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen  ‘Hajro Çakërri’.

Birçaj thuhet se kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja ku iu bë atentat në 2021. Në mars të vitit 2011 ai u arrestua në qytetin e Vlorës, si i dyshuar për vrasjen ndaj shtetasit Artur Tahiraj, ku u mbajt në arrest për 45 ditë.

Në muajin prill Gjykata e Vlorës, e zëvendësoi masën ndaj tij nga ‘arrest në burg’ në masën ‘detyrim paraqitje në policinë gjyqësore’ dhe ‘ndalim të daljes jashtë shtetit’ deri në përfundim të hetimeve. Në muajin korrik, po të vitit 2011, Prokuroria e Vlorës vendosi pushimin e hetimit në ngarkim të Bledar Birçaj duke e lënë atë të lirë, çështje për të cilën thuhet se ai mori edhe dëmshpërblim.

Para se kësaj ngjarje, në vitin 2010, Birçaj dhe vëllai i tij ishin proceduar penalisht pasi kishin dhunuar juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në qytetin e Vlorës, personin me inicialet F.H., ku prokuroria në atë kohë nisi procedim penal në gjendje të lirë për dy të rinjtë.

Vetëm 10 ditë pas vrasjes së Birçajt, Vlora u trondit nga një tjetër krim, edhe ky i lidhur me luftën e egër që kishte shpërthyer në qytet midis grupeve rivale, që nuk po kursenin asnjë metodë për eliminimin e atyre që ata i konsideronin kundërshtarë.

Viktima e radhës do të ishte Delon Troqe, i cili ashtu si edhe Bledar Birçaj, sapo ishte kthyer nga Spanja. Ai u qëllua mbrëmjen e datës 21 maj, me 15 plumba automatiku, në derën e servisit të tij, prapa pallatit të lojërave me dorë, ‘Flamurtari’, në orën 21.50 në lagjen ‘Pavarësia’ në qytet. Delon Troqe ishte i afërm me një tjetër viktimë të luftës së bandave në qytet, ai ishte kushëri me Elvis Troqen, i cili u rrëmbye në mes të qytetit të Vlorës, më 17 korrik 2018.

Ditën kur ai kishte vendosur t’i prezantonte nënës së tij që kishte ditëlindjen, vajzën me të cilën do të lidhte jetën, ai u rrëmbye në rrugë nga persona të panjohur, për të humbur gjurmët edhe sot. Sipas policisë, rrëmbimi dhe zhdukja e Ervis Troqes, mendohet se u krye për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Po për t’iu kthyer edhe njëherë vrasjes së Bledar Birçaj dhe atyre që pasuan ekzekutimin e tij, gjithçka thuhet se lidhet pikërisht me luftën për pushtetin e drogës. Luftë e cila në harkun kohor të pak viteve prodhoi në Vlorë shumë të vrarë por edhe të rrëmbyer, ku sipas statistikave vetëm në vitet 2015-2020 në këtë qytet u rrëmbyen 16 persona si edhe u kryen 34 atentate të bujshme, pa numëruar hedhjen në erë të makinave, apo djegiet e tyre./ Pamfleti

bledar birçaj vlorë

Lini një Përgjigje