
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lushnjë-Fier.
Në aksident janë përfshirë tre automjete, teksa mësohet se shkak ka qenë një parakalim i gabuar dhe mosrespektimi i largësisë.
Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale dhe asnjë nga drejtuesit dhe bashkudhëtarët e tyre nuk ka pësuar lëndime serioze. Policia në vendngjarje pasi ka kryer procedurat e nevojshme ka larguar mjetet për të mos qenë problem në qarkullimin rrugor.
Sipas të dhënave paraprake, parakalimi i gabuar i një mjeti dhe shpejtësia e lartë kanë qenë shkak për aksidentin.
Lini një Përgjigje