
45-vjeçari Sandër Pemaj, ndodhet i burgosur prej 24 janarit 2020 si pjesë e një grupi që trafikoi rreth 1.2 ton nga Karaibet në Greqi.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm nga shkalla e parë e gjyqësorit, por shtatorin e këtij viti apeli ja reduktoi dënimin në 15 vjet e 4 muaj. Sipas gazetës greke “Documento”, fillimisht ai ka qenë në burgun e Malandrinos ndërsa së fundmi ndodhet në burgun e Koridhalos.
Nga marsi 2020 deri në mars të viti 2021, Sandër Pemaj rezulton përdorues i “Sky ECC” ku brenda burgut të Malandrinos kishte rol drejtuesi. Madje një prej kodeve të tij ishte “Malandr01”.
Brenda kësaj periudhe ai ka trafikuar sasi të mëdha droge, duke pasur kontakt me të paktën 80 persona. Në dosjen e hetuar së fundmi ai mbahet përgjegjës vetëm për episode që përfshijnë atë, grekun K. G dhe oficerin e policisë Ilia T., ndërsa episodet e tjera mesa duket janë ende duke u hetuar.
Në një prej komunikimeve me K. G, ata bisedojnë për një ngarkesë prej 100 kg kokainë.
Biseda në greqisht e përkthyer:
Sandër Pemaj: Jam … në ataxia (vijojnë biseda me foto nga ngarkesa).
K. G: Ku i kapën?
Sandër Pemaj: Aty ku ndaloi për tranzit
Sandër Pemaj: Përpara Zoti në Gjermani ato arrijnë këtë javë
K. G: Mos i q…
Sandër Pemaj: Ato e kanë kaluar rrezikun
Sandër Pemaj: 100 janë
K. G: Më thuaj ta rregulloj t’i sjellim
Kush është Sandër Pemaj?
45-vjecari Sandër Pemaj konsiderohet një nga “kokat” e grupeve kriminale shqiptare në Greqi. Në shkurt 2010 ai u përfshi në një përplasje të armatosur me policinë greke bashkë me shqiptarin tjetër Marian Kola, i cili u arratis në 2013 nga burgu i Trikallas e më pas u vra nga policia greke në kufirin greko-shqiptar.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit në Virona në 2010, ku u hodhën edhe 5 granata, u vra aksidentalisht 25-vjecari shqiptar Nikolla Todi dhe u plagosën 2 policë. Pemaj dhe Kola u arrestuan pas ngjarjes. E ndërsa Kola u arratis e u vra, Pemaj u lirua pas disa vitesh nga burgu.
Pemaj ka precedent penalë në Greqi prej vitit 2000, duke u arrestuar 5 herë për grabitje me armë, drogë e tentativë vrasje deri në 2010. Tre herë ai kishte thyer lejen që kishte marrë nga burgu. Në 2015, Pemaj u arrestua sërish si pjesë e një grupi kriminal që tregtonte heroinë, kokainë dhe marijuanë.
Gjithsej u arrestuan 20 persona, mes të cilëve edhe një polic që i informonte për operacionet. Edhe kësaj radhe Pemaj u lirua shpejt, duke u arrestuar sërish në 2020 për trafikun e rreth 1.2 ton kokainë./TCH
Lini një Përgjigje