
Një kioskë në zonën e ish-Bllokut është grabitur pasditen e sotme.
Pronarja e kioskës ka denoncuar në polici se nën kërcënimin e armës një person i paidentifikuar i ka marrë disa shuma parash. Ajo deklaroi se është frikësuar pasi autori ishte i armatosur dhe e ka kërcënuar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit. Ndërsa ende nuk dihet shuma e vjedhur, por nuk mendohet të jetë shumë e madhe.
Gruaja pritet të merret në pyetje nga policia për të dhënë detaje.
“Rreth orës 17:10, tek “Xhek Imperial”, tek një kioskë, një grua ka denoncuar se një person e ka kërcënuar me armë dhe i ka vjedhur xhiron ditore”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje